
Në një atmosferë harmonike dhe të mbushur me buzëqeshje, samiti i katërt ndërqeveritar midis Italisë dhe Turqisë është mbajtur në ambientet elegante të Villa Panphilij në Romë, me Melonin që priti presidentin turk, Erdogan.
Ky takim i nivelit të lartë, që zgjati pothuajse katër orë, ka shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, duke vulosur dy partneritete të rëndësishme miliardë dollarëshe.
Një nga pikat kryesore të diskutimeve ka qenë investimi i kompanive turke në sektorin e mbrojtjes, duke përfshirë dronët dhe avionët pa pilot.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, theksoi se kompanitë e mëdha turke janë gjithnjë e më të interesuara për të investuar në Itali.
Një shembull i rëndësishëm është zgjedhja e BayKar Technologies për të blerë Piaggio Aerospace dhe krijimin e një aleance strategjike me Leonardo për zhvillimin, prodhimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve ajrore pa pilot.
Ky bashkëpunim ka potencialin për të forcuar më tej lidhjet e thella ekonomike dhe teknologjike ndërmjet dy vendeve, duke sjellë përfitime të mëdha në sektorin e mbrojtjes dhe teknologjisë.
Samiti shënon një moment kyç në rritjen e marrëdhënieve bilaterale dhe nxitjen e investimeve të mëdha në të dyja ekonomitë.
Top Channel