“Avokati i të gjithëve”, kështu e njohin Bledi Çomon, socialistin pa ngjyra politike në profesion, i cili kandidon për deputet në zgjedhjet e 11 majit për PS në qarkun e Korçës.

Sipërmarrës, ish nënkryetar i bashkisë së Pogradecit si dhe me profesion avokat ai ka moto: “Gjithnjë pranë njerëzve” dhe thotë se marrëdhëniet e komunikimin e ka pikën e fortë.

“Jam nga Pogradeci. Këtu kanë jetuar stërgjyshërit e mi. Kam qenë fëmijë me humor, i shoqërueshëm. Zoti na ka dhuruar një mrekulli të tillë si Pogradeci.

Nuk e kam menduar kurrë të largohem nga Pogradeci. Unë shikoj profilin tim, e një njeriu që të jetë sa më i afërt me njerëzit e thjeshtë.

Babai dhe nëna kanë pasur një nuhatje biznesi dhe kanë tentuar disa biznese të dy. Kam pasur modele shumë të mira”-shprehet Çomo për gazetaren Kristi Gongo.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta