
Xhaxhai i kandidates për deputete të PD në Fier, Silva Hasaj është shoqëruar në polici.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjet një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor.
Sipas informacioneve, në bllok ai ka patur një listë me disa persona që ai ka kontaktuar pas takimeve.
Ai ka dhënë dëshminë për dy orë në komisariat dhe është lënë i lirë më pas.
“Më datë 27.04.2025, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. H., 59 vjeç, banues në Peshtan, kryente veprimtari të paligjshme në lidhje me procesin zgjedhor, shërbimet e Policisë, në orën 19:20, e kanë kontrolluar dhe më pas e kanë shoqëruar këtë shtetas në Komisariatin e Policisë Fier.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjet një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor.
Shtetasit A. H. iu mor deklarimi dhe u la i lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjet një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor”, sipas policisë.
Top Channel