
Numri i viktimave të shpërthimit në portin më të madh tregtar të Iranit ka shkuar në 40 si dhe më shumë se 1,000 të tjerë kanë mbetur të plagosaur, sipas një bilanci të ri nga mediat shtetërore.
“Deri më tani, 40 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi”, tha Mohammad Assouri, një zyrtar në provincën Hormozgan, ku ndodhet porti Shahid Rajaee.
Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa dhe automjete, teksa banorët që thonë se vala e goditjes u ndje deri në 50 kilometra larg.
Flaka u përhap shpejt në kontejnerë që përmbanin materiale të ndezshme. Pamjet ajrore tregonin tre zjarre jashtë kontrollit. Ministri i brendshëm i Iranit konfirmoi se zjarri u përhap nga kontejneri në kontejner dhe autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave dhe shërbimeve publike të dielën.
Sipas kompanisë private Ambrey Intelligence, zjarri u shkaktua nga keqpërdorimi i një dërgese me lëndë djegëse të ngurtë të destinuar për raketa. I njëjti burim kujtoi se në mars të vitit 2025, një anije iraniane kishte shkarkuar një ngarkesë me perklorat natriumi, një lëndë djegëse raketash, në të njëjtin port.
Top Channel