
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:
D. P., 29 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 16.04.2025, në fshatin Buçimas, Pogradec, së bashku me shtetasin E. A., dhe N. A., kanë goditur me sende të forta shtetasin Dh. B., 30 vjeç, duke i shkatuar dëmtime trupore, për motive të dobëta.
Vijon puna për kapjen e shtetasve E. A., dhe N. A.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel