Shtohen fëmijët me spektrin autik/ Shifra zyrtare nuk ka, por llogariten nga 6 deri në 14 mijë persona

24/04/2025 15:23

Numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit autik po rritet frikshëm në Shqipëri, por jo vetëm.

Në vendin tonë nuk ka shifra zyrtare, por llogaritet që të jenë nga 6 mijë në 14 mijë persona të prekur nga çrregullime të spektrit.

Në dimër, zyrtarisht, 2500 fëmijë përfitojnë kemp, nga ku 1500 trajtohen me kujdestar.

Shumë nga prindërit të cilët kanë fëmijë me çrregullime të spektrit kanë zgjedhur qendra private për t’i trajtuar fëmijët e tyre, duke u përballur me kosto marramendëse dhe që nuk përfshihen në statistikat zyrtare. Por, përveç tarifave të larta, askush nuk i kontrollon këto qendra, çfarë protokollesh ndjekin.

Ekspertët sugjerojnë shtrirjen e shërbimeve terapeutike shtetërore edhe në qytete të tjera, përveç Tiranës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta