Pasi kurseu për 10 vjet për të blerë makinën e tij të ëndrrave, një Ferrari 458 Spider krejt të re, një japonez e pa atë të digjej brenda një ore pas vozitjes së tij të parë.

Mediat sociale japoneze ishin të mbushura me historinë e trishtuar të Honkon, një producent i ri muzikor, i cili shpenzoi një pasuri për makinën e tij sportive të ëndrrave, një Ferrari, për ta parë atë të shpërthejë në flakë ditën që e drejtoi për herë të parë.

33-vjeçari shkoi në X (Twitter) për historinë se si ai ishte në gjendje të shijonte Ferrarin e tij të ëndrrave vetëm për disa minuta, sepse makina mori flakë ndërsa ai po e ngiste atë në autostradën Shuto në Tokio, të mërkurën, më 16 prill.

Kështu, Honkon, ndaloi, doli nga automjeti dhe thirri zjarrfikësin kur pa tym. Ai kaloi 20 minutat e ardhshme duke parë ëndrrën e tij të digjej pothuajse plotësisht. “Mendoj se jam i vetmi person në Japoni që kam përjetuar probleme të tilla”, ka shkruar Honkon në X, duke shoqëruar një foto të makinës që digjet. “Shpenzova 306,000 dollarë dhe gjithçka që mora ishte kjo foto”.

Policia Metropolitane e Tokios njoftoi se nuk kishte shenja përplasjeje në Ferrarin e Honkon, por hetimi është ende në vazhdim. Dyshohet se zjarri ka rënë në motorin e makinës, por shkaku mbetet i panjohur. Edhe pse dukshëm i pikëlluar nga fatkeqësia e tij, Honkon, producenti i grupit japonez Chocorabi, u tha fansave të tij se ishte i lumtur që ishte gjallë, sepse kishte frikë se makina do të shpërthente.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta