
Zyra e shtypit e Vatikanit ndan më shumë detaje në lidhje me 24 orët e fundit të Papa Françeskut.
Françesku ishte paksa i shqetësuar për paraqitjen në ballkon të dielën dhe këtë e shprehu me infermieren e tij personale, Massimiliano Strappettim raporton BBC.
“A mendon se mund ta bëj këtë?” pyeti ai. Strappetti e qetësoi atë dhe pak pasi Françesku ishte në ballkon, duke bekuar turmën poshtë tij.
Më pas ai ka falënderuar Strappettin: “Faleminderit që më ktheve në shesh”, tha ai.
Pas paraqitjes së tij, Françesku u kthye në dhomën e tij, pushoi dhe hëngri darkë.
Vatikani thotë se mëngjesin e së hënës, rreth orës 05:30 me orën lokale, Françesku filloi të mos ndihej mirë.Një orë më vonë, Papa ra në koma.
“Ata që ishin pranë tij në ato momente thonë se ai nuk ka vuajtur. Ishte një vdekje pa pritje të gjata apo shumë zhurmë.”, thotë Vatikani.
Top Channel