Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Veliaj: Lamtumirë At i Shenjtë, një udhëheqës shpirtëror që mbushi me dritë zemrat e njerëzve

21/04/2025 11:44

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Francesku.

“Lamtumirë At i Shenjtë, Papa Françesku – një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që mbushi me dritë zemrat e njerëzve, simbol i përulësisë, dashurisë dhe paqes. 🕊️

Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve e do të kujtohet me nderim për mesazhet e tij të mëshirës, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për ndihmesën që dha në afrimin mes njerëzve dhe feve.

Ngushëllime të sinqerta Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë për këtë humbje të madhe”, shkruan Veliaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta