“Bufit i fiket llampa tre herë në ditë kur flet”/ Rama sulmon kreun e PD nga Kavaja: E hëngri kandidatin më të votuar të primareve 

21/04/2025 10:23

Nga Kavaja ku po zhvillon takimin e radhës, kryeministri Edi Rama përsëriti se kandidatin më të votuar të primareve aty, Sali Berisha e la jashtë listës.

Rama tha se Berisha nuk po përgatitët për fitore në këto zgjedhje, por për të bërë opozitë.

“Oferta jonë në Kavajë është shumë e veçantë dhe e rrallë. Kavaja nuk është Tirana, nuk është Kamza nga pikëpamja e numrit, por ka mundësinë një zgjedhës apo zgjedhëse këtu në Kavajë që me një votë të marrë 4 deputetë. Shikoni çfarë ndodh me ofertën tjetër, Kavaja demokrate besoj te primaret, te thirrja e bufit të kënetës për të gjithë ata që kishin ambicie ta nxinin kokën mbi ujë.

Kavaja nxori në primare fituesin e gjithë qarkut të Tiranës, ku është sot e keni parë? E hëngri bufi siç hëngri ata që dalluan në primare. Bufi nuk përgatitet për fitore por për opozitë, për të penguar e shkatërruar shqiptarët. Keni parë listën e mbyllur të Tiranës, Hyseni juaj këtu meriton çmimin Nobel. Pastaj thonë pse thua çyrykë, po si ti them.

Ajo që ju them demokratë të Kavajës, në këto zgjedhje kanë mundësinë të bëjnë disa punë. Ndryshe nga shumë zgjedhje të tjera, janë zgjedhje për të zgjedhur se ku do jetë Shqipëria në 2030, në BE apo do shkojë në gropë prapë. Bufi ka dalë bashkë me një tufë qorrësh që ta tërheqë Shqipërinë për hallin e vet personal. I fiket llamba tre herë në ditë kur merr fjalën”-tha Rama nga Kavaja.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta