
Gjatë takimit me fermerët e Elbasanit, kreu i PD, Sali Berisha komentoi deklaratat e rivalit të tij politik, kryeministrit Edi Rama.
Duke iu referuar deklaratës së Ramës “Më jepni votën t’ju jap pasaportën europiane”, Berisha tha se kryeministri ka festuar dy herë çeljen e negociatave.
Ndër të tjera, kreu i PD theksoi se opozita synon që shqiptarët të behën më të paguarit në rajon.
“Ne synojmë që shqiptarët të paguhen më mirë se rrethet përreth. Asnjë vend përreth s’ka pasuritë e Shqipërisë. S’do ketë më kryeministër me avion privat. S’do lëmë më ministër që të shpenzojë 10 mijë euro në muaj për lavash të makinës. S’ka sot milioner, miliarder të shpenzojë 10 mijë euro. Apo të blejë kreshtin e Edenit 5 milionë euro.
Nuk hapet shishja 33 mijë euro. Edhe dhuratë s’mund ta marrë, ia ndalon ligji. Ka një kod. Po këta s’kanë asnjë kod, asnjë etikë, këta vetëm vjedhin shqiptarët. 12 vjet asnjë bilanc, 12 vjet nuk është i aftë të tregojë… edhe ato pak që janë bërë nuk i tregon se dalin shumë xhunga. I del unaza me 13 lote. Nuk e përmend më rrugën e Llogarisë 60 mln euro vjedhja.
Rruga e Arbrit, 11 mln euro km, rruga 10 metra e gjerë. Këta janë të inkriminuar shumë thellë ndaj he pastrimi i shtëpisë është detyrim madhor. Do bëjmë çmos të gjejmë paratë ku i kanë fshehur, ku i kanë çuar për tua kthyer qytetarëve.
“Më jepni votën t’ju jap pasaportën evropiane’, e di si është? Si djegësi i Tiranës. Ku është djegësi i Tiranës? E mbani mend si festoi 2 herë çeljen e negociatave, ndau dekorata, vetëm mashtrime e mashtrime. Do ta transformojë jo këneta, zhapikë, hardhuca… Ky njeri solli në Shqipëri, futi në kopshte dhe shkolla, konceptin e Prindit 1 dhe Prindit 2.”, tha Berisha.
Top Channel