Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, deputetja Koçeku: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë, do marr edhe kecin me vete
Deputetët e Partisë Demokratike, mw konkretisht Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, ndodhen në Strasburg, ku në seancën plenare të Parlamentit Europian sot pasdite pritet të diskutohet dhe miratohet raporti për Shqipërinë.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, deputetët demokrat janë takuar më Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAallister.
Ata shprehen se integrimi europian kërkon reforma reale, institucione të forta, zgjedhje të lira e të ndershme, dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Reagimi i plotë:
Me mikun e Shqipërisë, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAallister, një nga mbështetësit më të palëkundur të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Së bashku me kolegët Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj po ndjekim diskutimet për Shqipërinë në Parlamentin Europian. E falenderuam Kryetarin McAllister për misionin faktmbledhës në Tiranë dhe raportin e Komisionit të Jashtëm mbi situatën në Shqipëri, ku ndërkohë që shprehet vullneti i palëkundur për të mbështetur integrimin, evidentohen qartë problemet dhe çështjet që Shqipëria duhet të adresojë.
Siç thuhet edhe në raportin e Parlamentit Europian, integrimi kërkon reforma reale, institucione të forta, zgjedhje të lira e të ndershme, dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Top Channel