
20/04 13:00
Edhe në Durrës, besimtarët ortodoksë, katolikë dhe ungjillorë kremtojnë këtë të dielë festën e Pashkës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e krishterë.
Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit dhe simbolizojnë besimin te Zoti dhe shpresën për të gjithë besimtarët.
Në qytetin e Durrësit, festa u kremtua në të gjitha kishat, ku besimtarët morën pjesë në shërbesat e shenjta dhe shkëmbyen urimet tradicionale me fjalët: “Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall!”.
Besimtarë të shumtë ortodoksë iu bashkuan meshës së shenjtë të zhvilluar në kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, ashtu si dhe në kishat katolike të qytetit dhe ato ungjillore.
Top Channel