Çmimi i madh i Arabisë Saudite! Verstappen në “pole”, gara sot në orën 19.00 në DigitAlb

20/04/2025 17:35

Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Jeddah, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Arabisë në Formula 1. Kampioni i botës në fuqi, ndali kronometrin në kohën 1’27”294.

Një kohë rekord kjo nga piloti holandez, që do të ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me Oscar Piastrin I cilir egjistroi kohën e dytë më të shpejtë me makinën e tij McLaren.

Diferenca mes dy pilotëve është vetëm 10 të mijëtat, thuajse asgjë, çka premton për një garë spektakolare këtë mbërmje duke filluar që nga starti në orën 19:00, që të gjithë të apasionuarit shqiptarë të automobilizmit do të kenë mundësi ta ndjekin drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Ajo që bie në sy është se në katër vendet e para janë 4 makina të ndryshme. Kështu, në vendin e tretë u klasifikua George Russell me Mercedes, që la pas makinën Ferrari të Charles Leclerc, një kombinim pilotësh dhe makinash që tregon se një pjesë të madhe të meritës së suksesit të siotëm do të jetë edhe aftësia e secilit pilot përpos faktit se cilën makinë piloton.

Ai që zhgënjeu në këto prova, duke qenë se pritej dicka më shumë është britaniku Lando Norris me makinën tjetër McLaren, që pati një aksident në sesionin e tretë të provave zyrtare.

Ai nuk regjistroi dot një kohë në minisesionin e tretë dhe do ta nisë garën nga vendi i dhjetë, shumë larg kreut.

Pas Leclerc, në vendin e pestë u rendit Kimi Antonelli me Mercedes dhe më pas u klasifikuan Carlos Sainz (Williams) dhe Akoma më mbrapa me një paraqitje zhgënjyese, piloti britanik I Ferrarit, Lewis Hamilton (Ferrari), I ndjekur nga Juki Tsunoda me Red Bull dhe Pierre Gasly me Alpine, që plotësojnë top-10-shen e parë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta