Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Mes’.

Një automjet ka përplasur një 61-vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë.

I lënduari, shtetasi me iniciale D.P., mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor “Shkodër-Mes”, automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 61- vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel