Rozana Radi ka hapur kutinë misterioze që mori në nisje të spektaklit.

Në të ndodhej një penë dhe një kallamar, që lidhen me historinë e saj të motrës kur ishin të vogla.

Pas hapjes së kutisë Rozana është nisur drejt vendit ku e pret surpriza… në amfiteatrin e Tiranës, aty ku atë e lidhin aq shumë emocione.

Nga njëra anë është përkujtimorja e xhaxhait të saj, të madhit Françesk Radi, e nga ana tjetër skena që ajo aq shumë e do dhe aq shumë i ka dhënë.

Por ndërsa Rozi i ka dhënë emocione asaj skene, sot ishte radha që motra e saj t’i krijonte surprizën që nuk e kishte imgjinuar.

Përmes inteligjencës artificiale, ajo kishte përgatitur një klip ku shfaqej Rozana dhe babai i ndjerë në dasmën e saj, ndërsa në sfond zëri i tij….

E pamundur t’i mbante lotët! Pas këtij momente, Andeta ka shkuar pranë saj duke e përqafuar, mes lotësh e malli.

Surpriza u përmbyll me një dhuratë nga Globus Travel u ka dhuruara dy motrave një udhëtim në Antalia.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta