Dyshohet se u përdor në atentatin mafioz të Gjovalin Prendit, gjendet i djegur një automjet në Fushë Gjormë

18/04/2025 11:37

Një automjet është gjetur i djegur sot në Fushë Gjormë, pas më shumë se 12 orësh nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit.

Gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se automjeti është gjetur tërësisht i djegur dhe dyshohet se është mjeti me të cilin lëvizën atentatorët mbrëmjen e së enjtes.

Të paktën tre persona mendohet të kenë marrë pjesë në atentatin e ndodhur në Pllanë ku i vrarë mbeti Gjovalin Prendi.

Sipas burimeve automjeti i përdorur në këtë ngjarje ka ndaluar pranë biznesit të tyre ku dy autorët e dyshuar të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit.

Autorët kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e barit kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e gjoksit. Në momentin e ngjarjes në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta