“Dukej si një demon, kisha frikë mos më lëndonte dhe mua”, zbardhet dëshmia e nënës së vrasësit të Ilaria Sulës: Pas krimit më tha…

18/04/2025 18:38

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e nënës së vrasësit të Ilria Sulës.

“Më hapi derën, i ishte skuqur në fytyrë, dridhej shumë, më tha ‘nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë… Ai dukej si një demon, kisha frikë se mos më lëndonte dhe mua’”, kështu është shprehur Nors Man Lapaz, nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që vrau me thikë Ilaria Sula në Romë, gjatë marrjes në pyetje më 7 prill në komisariatin ku ajo u shfaq si e dyshuar për fshehjen e kufomës.

Më tej ajo zbuloi se çfarë i tha të birit. “I thashë ‘qetësohu’ dhe ai dridhej dhe më thërriste ‘mami, mami’”, raporton La Repubblica.

E reja shqiptare u vra nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, 23 vjeç, student në universitetin “La Sapienza”, me familje me origjinë nga Filipinet, por i lindur në Itali i cili ka refuzuar ti përgjigjet disa pyetjeve kyçe të prokurorëve lidhur me këtë ngjarje.

Vrasësi, pasi e ka masakruar Ilarian,  e fshehu trupin në një valixhe, e cila ishte shumë e vogël për të mbajtur trupin e saj të tërë, dhe më pas e transportoi 40 km larg, duke hedhur thikën në një kazan plehrash.

Top Channel