Trump kritikon Biden dhe Zelenskyn: Bënë një punë të tmerrshme për ta penguar luftën

14/04/2025 17:35

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të kishte lejuar të fillonte lufta në Ukrainë nëse do të ishte president, por këtë herë ai fajësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një postim të së hënës, ai shkroi, ndër të tjera, se Zelensky dhe “Crook Biden” bënë “një punë absolutisht të tmerrshme duke lejuar fillimin e kësaj tragjedie”, pavarësisht faktit se kishte shumë mënyra për ta parandaluar atë që të ndodhte.

Dhe, në të njëjtën kohë, ai ka vetëm gjëra të mira për të thënë për presidentin rus: “Presidenti Putin dhe të gjithë të tjerët e respektuan presidentin tuaj!”, shkroi ai për veten në vetën e tretë.

“Tani duhet ta ndalojmë dhe shpejt. Është shumë e trishtueshme!”, përfundoi ai në postim.

Postimi i plotë i Trump:

“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është lufta e Bidenit, jo e imja. Unë sapo erdha këtu dhe për katër vjet gjatë mandatit tim, nuk e kisha problem ta pengoja të ndodhte. Presidenti Putin dhe të gjithë të tjerët, e respektuan presidentin tuaj! Nuk kam TË BËJ ME KËTË LUFTË, POR KAM PUNUAR ME ZELL PËR TË NDALUAR Nëse zgjedhjet presidenciale në 2020 nuk do ishin manipuluar, kjo luftë e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur kurrë”

Dje, Trump e përshkroi sulmin rus me raketa që vrau të paktën 34 njerëz dhe plagosi 117 të tjerë në Sumy si “të tmerrshëm”, por nuk fajësoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë.

“Mendoj se është e tmerrshme. Më kanë thënë se kanë bërë një gabim. Por mendoj se është një gjë e tmerrshme”, u tha presidenti gazetarëve në Air Force One.

I pyetur për “gabimin”, Trump tha: “Ata bënë një gabim ju duhet të pyesni ata”, pa sqaruar se kujt i referohej.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta