
Temperaturat po rriten dhe Sofia Vergara po përgatitet për verën.
Aktorja e njohur ka nisur të marre rrezet e para të diellit, siç shihet edhe nga postimi i saj në rrjetet sociale.
Ylli kolumbian është veçanërisht aktive në Instagram dhe ndan materiale me fansat e saj çdo ditë, për t’u dhënë atyre një “shije” të përditshmërisë së saj.
Në një postim të ri që ka bërë në llogarinë e saj personale në Instagram, Sofia Vergara ka postuar një foto ku shihet duke bërë banjo dielli. Në fakt, fotoja është veçanërisht zbuluese, pasi aktorja shfaqet topless.
Në pjesën e poshtme, Sofia Vergara zgjodhi një palë rroba banje të zeza zbuluese, të cilat i lënë shumë pak vend imagjinatës. Në mbishkrimin me të cilin ka shoqëruar publikimin e saj, ajo ka shkruar: “Vera pothuajse po vjen”.
Top Channel