“S’ka marrëveshje me Kurtin”/ Tentativat për formimin e qeverisë së re në Kosovë, reagojnë kryetari i Nismës dhe Haradinaj i AAK

14/04/2025 20:20

Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mos ketë numrat për të votuar kryeparlamentarin.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka deklaruar se nuk ka një marrëveshje mes partisë që ai drejton dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë e rrjedhimisht as nuk do jetë kandidat për postin e kryetarit të Kuvendit.

NISMA nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot dhe NISMA është e gatshme të punojë fortë që Kosova t’i ketë institucionet e veta“.

Të hënën vetëm është bërë e ditur se partia që fitoi zgjedhjet me në krye Albin Kurtin, ka siguruar shtatë deputetë të komuniteteve pakicë joserbe.

Jemi shtatë aktualisht, nënkupton që edhe mund të rritemi me deputetë të tjerë, ne jemi për votimin e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë”-shprehet Elbert Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka bërë të ditur as emrin e kryeparlamentarit që duhet ta propozojë në seancën e 15 prillit, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Por, partnerja e kësaj partie, Emilia Rexhepi tha se e di kush do të propozohet të martën.

“Ne e dimë, por duhet ta thotë kryeministri”.

Vetëvendosje që ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, me mbështetjen e grupit të pakicave arrin në 55, që nuk janë të mjaftueshme për të votuar kryeparlamentarin.

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të hënën u shpreh i gatshëm të votojë kryetarin e Kuvendit, por tha se kjo bëhet vetëm në dakordim me PDK-në dhe LDK-në. E deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se kjo parti nuk do të votojë në seancën konstituive.

“Do të bëjmë konsulta me partitë e tjera opozitare me PDK dhe LDK, por besoj që konstituimi i Kuvendit është në interesin e të gjithëve”.

“Ne nuk marrim pjesë në votim derisa nuk ka zgjedhje të qëndrueshme për Kosovën”.

Më 15 prill mbahet seanca për formimin e Kuvendit të Kosovës. Për nisjen e punës së këtij institucioni duhet votohet kryeparlamentari, për çka duhen 61 vota pro.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta