iPhone lidh SHBA dhe Kinën/ Pse është i vështirë “divorci” me prodhuesin e 80 përqind të iPhone?

14/04/2025 13:56

SHBA-ja nuk do të mbetet peng i Pekinit, u zotua Donald Trump i cili pohoi se përjashtimi nga tarifat për telefonat inteligjentë dhe produkte të tjera teknologjike të importuara nga Kina mund të jetë afatshkurtër.

Të premten, Washingtoni përjashtoi disa produkte nga tarifa 145% e vendosur importeve kineze, megjithatë, përmes një postimi në mediat sociale, presidenti amerikan u përpoq të tregonte se Amerika nuk i harron bilancet e padrejta tregtare”. Teknologjia kineze, sipas tij, do të vazhdojë të jetë subjekt i tarifave 20% dhe “thjesht po kalon në një fashë tjetër tarifore”. Zyrtarët kinezë i kërkuan më herët Trumpit “t’i anuloje plotësisht” taksat e importit, duke i kërkuar atij të ndërmarrë një “hap të madh për të korrigjuar gabimet e tij”. Shkëputja që ai pretendon të arrijë nga Kina, nuk është dhe aq e lehtë, sipas ekspertëve.

Gati 80% iPhone të destinuar për shitje në Shtetet e Bashkuara janë prodhuar në Kinë. Të dhënat nga analistët në Counterpoint Research theksojnë rëndësinë e vendimit të Donald Trump për të përjashtuar telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe pajisjet e tjera elektronike nga taksat doganore reciproke, duke përfshirë tarifat 125% të vendosura për importet kineze. “Mendoj se më në fund, CEO-t e kompanive të mëdha të teknologjisë folën hapur e me zë të lartë dhe Shtëpia e Bardhë dëgjoi dhe kuptoi se ajo lëvizje do të kishte qenë një Armageddon i vërtetë”, tha për CNBC Dan Ives, kreu global i kërkimit teknologjik në Wedbush Securities.

“Është mjaft e vështirë për prodhuesit të ndryshojnë zinxhirët e furnizimit. Kostot e zëvendësimit janë tejet të larta”, shprehen analistët e tregut eksperti. Kthesa e Trump vjen pas shqetësimeve se çmimi do të pësonte një rritje të rrufeshme, me pasoja të mëdha edhe në Europë, sepse shumë nga këto pajisje dhe përbërësit e tyre prodhohen në Kinë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta