Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj të shpallur në kërkim si të përfshirë në dhunimin e Fatjon Gjinit në Lezhë.

Në pranga janë vënë një 15 vjeçar dhe 20 vjeçari Redian Margjonaj, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një tjetër 15 vjeçar që dyshohet po ashtu i përfshirë në konflikt.

Ngjarja ndodhi më 11 prill në qytetin e Lezhës, ku Fatjon Gjini 34 vjeç dhe Ervin Nika 37 vjeç të arrestuar tashmë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Redian Margjonajn, më pas Margjonaj bashkë me tre shokët e tij kanë goditur me automjet Fatjon Gjinin dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

I riu ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lezhës. Po ashtu vijon te jetë në kërkim edhe Kevin Ndoka, 20 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e një konflikti të ndodhur mesditën e 11 prillit 2025, dhe veprimeve operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për këtë konflikt, në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë, në kuadër të kontrolleve të shumta të kryera bazuar edhe në inteligjencën policore, kapën dhe arrestuan dy nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit R. M., 20 vjeç, dhe A. D., 15 vjeç.

Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur në këtë ngjarje.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta