
Programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, kryedemokrati Sali Berisha e quan program të ëndrrës së rinisë shqiptare.
“Vërtet jemi konservator, por jemi konservator me zemër në dorë, u shpreh Berisha, duke u shprehur se “në 100 ditët e para, në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme”.
“Asnjë shqiptar nuk mund të firmosë më pak se 200 euro në muaj. Do të nxisim ‘Made in Albania’, do të ketë prodhim nga veriu në jug. Do të përgjysmojmë barrën e rëndë të taksave”.
Ringritjen e arsimit do të jetë përparësi, premtoi kryedemokrati.
“Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin. Mësuesin nga mësues për partinë, do e shndërrojmë në mësues për fëmijët tanë. Rrogat e mësuesve do jenë më të lartat në rajon. Nuk do ketë rrogë nën 1500 euro. Teknologjia e informacionit do jetë në çdo shkollë kudo që ndodhet. Nxënësit dhe studentët shqiptarë do bëhen konkurrues me moshatarët e tyre kudo në botë. Ne dhamë një provë, e gjetëm në fund, por bëmë ngjitje vertikale. Dhe prapë do bëjmë ngjitje vertikale. Asgjë nuk na pengon ne të ndërtojmë në Shqipëri një arsim cilësor”.
Më pas, u ndal te arsimi:
“Po të hedhësh sytë në Shqipëri sot, mund ta krahasosh në disa aspekte me një spital pasi janë qindra mijëra pensionistë, të cilat kanë shkrirë jetën e tyre për ndërtimin e këtij vendi dhe tani trajtohen në mënyrë çnjerëzore, me pensione që nuk u mjaftojnë për kafshatën e gojës. Pa le ilaçet. Edi Rama sillet ndaj tyre me pashpirtësinë më të madhe. 8 miliardë euro buxheti, 16 milionë la për 760 mijë vetë. Ne kështu nuk ecim, ne jemi vërtet konservatorë, por jemi konservatorë me zemër të dhimbsur.
Premtoi po ashtu rritje të pensioneve dhe ulje të çmimit të energjisë elektrike.
“57 përqind e pensionistëve janë me pension jo të plotë. Studentët, të papunët, njerëz me ndihmë ekonomike, jetimët. Të gjithë këta do kenë 200 euro në muaj. Të gjithë këta do kenë kartën e konsumatorit. Të gjithë këta do marrin energjinë me 7 lekë”.
Top Channel