
07/04 07:23
Tre ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme.
Për pasojë çmimi i luleshtrydheve në tregjet e vendit tonë ka rënë, pasi kërkesa për të blerë është e ulët.
Çmimi i ulët nxiti mesditën e sotme protestën e fermerëve të Frakullës në Fier.
Fermerët kanë pohuar gjithashtu se po detyrohen që prodhimin ta hedhin në lumin Vjosë.
Përballë kësaj situate, fermerët thonë se ndodhen në prag të falimentimit në një vit të vështirë duke hedhur gjithashtu poshtë zërat se prodhimi i zonës së tyre nuk është bio.
Top Channel