
Arrestohen 3 shtetas të cilët kanosnin një shtetase të mitur, për dhënie parash, për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”.
Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. N., 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”, të 3 banues në Kamëz.
Keta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur një shtetase të mitur, nëpërmjet një foto personale, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshëm shumën, rreth 300 000 lekë të rinj.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel