Festa e Sulltan Novruzit/ Në teqenë e Turhanit në Korçë, bektashinjtë festojnë më 25 Mars

25/03/2025 15:27

Në Teqenë e Turhanit besimtarët bektashinj kanë festuar ditën e Sulltan Novruzit, një kremtim i rëndësishëm që organizohet çdo 25 mars.

Dita e lindjes së Imam Aliut mbetet një ndër ditët më të rëndësishme për besimin bektashi ndaj Kryegjyshi botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët nga Teqeja e Turhanit.

Duke vlerësuar simbolikën e figurës së Imam Aliut ai ka theksuar se e rëndësishme është paqja dhe qetësia shpirtërore për njerëzimin

Çdo 25 mars në Teqenë e Turhanit organizohen festime me rastin e Sulltan Novruzit ndërkohë besimtarë të shumtë bashkohen dhe përcjellin urimet me njëri-tjetrin.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta