Dhunuan Klea Prengën, Prokuroria kërkon tre vite burg për Marinela Berishën! Për Antonelën 3 vite shërbim prove

25/03/2025 14:10

Prokuroria ka kërkuar tre vite burg për Marinela Berishën, e cila së bashku me motrën e saj, Antonelën, dhunuan Klea Prengën në një restorant gushtin e vitit të kaluar.

Po ashtu, prokuroria ka kërkuar tre vite shërbim prove për Antonela Berishën. Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.

Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta