
Nga Gjirokastra ku prezantoi kandidatët e PS-së për deputetë, kryeministri Rama dha një mesazh të qartë për Drejtësinë.
Ai iu referua një shprehje ish udhëheqësit komunist kinez, Deng Xiaoping kur tha “mua nuk më intereson fare ccfarë ngjyre ka macja, mua më intereson që macja të kapë minjtë”.
Duke e vendosur shprehjen në kontekstin shqiptar, ku një numër ish zyrtarësish të lartë socialistë janë arrestuar, Rama shtoi “dhe minjtë i kapim vetëm ne, madje jemi aq të zotë sa të kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm minjtë e komshiut”
Rama sërish e vuri theksin te integrimi në BE duke thënë se askush tjetër veç PS nuk mund ta bëjë, duke thënë se edhe këtë herë shqiptarët duhet që t’i besojnë kësaj force politike, e pas integrimit, sipas tij, mund të ketë shpresa që ‘të lulëzojë ndonjë emër tjetër nga partitë kundërshtare’.
“Sot kjo është e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje PS! Pasi të hyjmë në BE, pastaj ka kohë, do jetë tharë dhe këneta edhe me ndihmë të Zotit do lulëzojë ndonjë gjë dhe në krahët e tjerë se deri tani është vetëm ferra, britma zogjsh kënete. Gjë tjetër nuk shoh, mbase ju shihni, por unë nuk shoh.
Dje pashë një bretkosë të vogël që thoshte ja si do ndryshojë tavolina juaj në 12 maj, ishte një tavolinë bosh që më pas mbushej me ushqim, muhabet bretkose domethënë.
Siç tha se shoku Tërmet (Peçi), zgjedhja për çdo deputet është e lirë, ama kalon njëherë nga shenja e numrit 5, e më pas zgjedh kandidatë sipas dëshirës”, tha Rama.
Top Channel