Vijon prej disa ditësh zjarri në Gjinar të Elbasanit, situata e vështirë nga përhapja e flakëve, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

04/10/2026 09:23

Zjarri në fshatin Gjinar të Elbasanit ende nuk është shuar, ndërsa terreni i vështirë po e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në të gjitha vatrat e zjarrit.

Prej ditësh, ekipet po përballen me flakët, por situata vijon të jetë e vështirë. Era dhe bimësia, kryesisht pisha, favorizojnë përhapjen e zjarrit dhe e komplikojnë ndërhyrjen për shuarjen e plotë të vatrave.

Sipas banorëve situata sot është duket u përkeqësuar, teksa kërkojnë 2 helikopterë ose avionë. Sipas tyre me këtë ritëm flakët mund të arrijnë edhe tek banesat.

Terreni i thyer dhe vështirësia për të aksesuar të gjitha zonat e prekura kanë kufizuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke bërë që disa vatra të mbeten aktive.

Ndërkohë, banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje nga ajri, me qëllim përshpejtimin e operacioneve për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Top Channel