Vijojnë replikat, Basha i përgjigjet Ramës nga Athina: Ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut

23/03/2025 23:39

Kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama.

”O Rame, po fyelli është i yti. Vrima e parë doli Lali Eri, shkova te vrima e dytë, doli Ben Ahmetaj, shkova te vrima e tretë, doli Teri, shkova te vrima e katërt, doli Jurgis Çyrbja, shkova te e pesta, doli Gjush Dako, shkova te e gjashta, e di vetë ti kush doli… A Rame-Rame, i ke bërë gati paketat për atë më duket apo jo? Shkova te vrima e shtatë, doli edhe aty deputeti yt që është dënuar për inceneratorët. Shtatë vrima, shtatë shokë”, shprehet Basha.

“Po pate ndonjë fyell tjetër, na e jep o Rame, se 7×7= 313 në Tiranë dhe në Athinë mor Rame”,përfundon Basha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta