Situatë e vështirë me zjarret, aktive vatrat në gjashtë qarqe të vendit. Dy banesa në rrezik në Shkodër
Nga Kim Mehmeti
Në Maqedoni ndodhën dy fatkeqësi ajrore ku humbën jetën me qindra udhëtarë që shpresonin të kthehen te të dashurit e vet, dhe thuajse askush nuk u ndje përgjegjës për qindra jetët e humbura.
13 shkurti i vitit 2019 ishte ditë fatale për 16 udhëtarët e autobusit të “Durmo Tursit”, i cili qarkullonte në relacion Shkup-Gostivar dhe rreth orës 17:00 , për arsye ende të paqarta, u përmbys në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Llaskarcë.
Dhe u fol për përgjegjësi dhe përgjegjës që pastaj çdo gjë të përfundojë ashtu siç pritet në një vend ku heshtjen e përhershme e thyen një minutë heshtje e politikanëve për nder të viktimave.
Me 23 nëntor të vitit 2021 mori flakë autobusi i “Besa Transit” ku humbën jetën 45 udhëtarë, që më vonë të konstatohet se të gjithë autobusët e kësaj agjencie që kalonin transit drejt Stambollit ishin pa leje transporti.
Dhe përderisa dihet se ku u varrosën fatkeqët që humbën jetën në këtë tragjedi, askush nuk e dinë se ku u varrës përgjegjësi e atyre që në mos më shumë. duhej t’i brente ndërgjegjja për jetët e humbura.
Zjarri në spitalin modular të Tetovës që ndodhi më 8 shtator 2021, morri jetët e 14 të sëmurëve që kishin shkuar aty për t’i shpëtuar vdekjes, e që pastaj çdo gjë të përfundojë sipas logjikës: nëse nuk mund t’i rikthesh në jetë të vdekurit mos ua vështirëso jetën as mëkatarëve të gjallë.
Dhe së fundmi, në klubin e natës në Koçan u dogjën 59 të rinj dhe si gjithmonë, burrështetasit flasin për përgjegjësi thuajse janë drejtues të ndonjë shteti të huaj, e jo të vendit ku ka ndodhur kjo tragjedi rrëqethëse.
Po, sido që ta kthesh del se në Republikën e vogël të Maqedonisë së Veriut askush nuk ndjehet përgjegjës pse ajo u bë furrë e madhe ku digjen njerëz të gjallë.
Mbase shkaku pse qytetarët e këtij vendi zgjohen nga gjumi vetëm ditën kur u ndodhin tragjeditë dhe mbeten zgjuar edhe dy-tre ditët e pastajme, që pastaj sërisht t’i dorëzohen heshtjes së turpshme.
Pra kjo ndodh shkaku se ky vend nuk ka themelet e duhura mbi të cilat qëndron një shtetet – elitat që shpërfaqin fytyrën e qytetarëve.
Andaj edhe mund të thuhet se e nesërmja e këtij vendi është e tragjedia e radhës dhe se, qytetarët e këtij shteti assesi ta kuptojnë se tragjeditë që u ndodhin thuajse për çdo vit, më së miri e shpërfaqin portretin e tyre – atë të frikacakut të heshtur që i duron të gjitha.
Top Channel