Nga Mitro Çela

Ra “sipari” i zgjedhjeve në Amerikë.

Tramp u shpartallua. Republikanët humbën në zgjedhje si asnjëherë. Një humbje historike.

Kush ka qenë armiku i republikanëve? Armik i jashtëm apo i brendshëm?

Nuk ka nevojë të bësh studime. Analiza. Krahasime.

Republikanët patën një armik të madh. Jo anonim:

Presidentin Tramp me politikat e tij të brendshme dhe të jashtme.

Amerikanët janë popull praktik.

Votën e japin me sytë nga ekonomia.

Së pari u ngritën çmimet. Në përgjithësi. Në veçanti çmimet e ushqimeve.

Së dyti u rrit dy tre herë çmimi i naftës. Amerikanët janë popull që “jetojnë” në makinë, në lëvizje.

Së treti u rrit inflacioni. Dhe inflacioni “tret” paratë nga xhepat e amerikanëve.

Së katërti. Korrupsioni dhe nepotizmi. Nëpër “këmbë” ju ngatërruan djali. Dhëndri. Nuset . Gruaja.

Dhe korrupsioni shpartallohet vetëm me votë.

Shumë vota republikanët humbën në shtetet e veriut?

Po pse?

Mes Amerikës dhe Kanadasë nuk ka kufij  me tela. Ka kufij imagjinarë.

Shkëmbimet tregtare ishin të lira. Me leverdi.

Por Tramp vuri kufij. Jo me tela. Kufij me tarifa.

Kapriçot e Tramp me Kryeministrat kanadezë, sollën ndryshime në tarifat tregtare.

Tarifat “vranë” koston e mallrave. Amerikanët humbën fitimet.

Dhe amerikanët kanë një armë që e “ruajnë” në duar: votat!

Tramp doktrinën Monro “Amerika për amerikanët” e zbatoi me arrogancë. Rrëmbeu presidentin e Venezuelës. Kërcënoi presidentin e Brazilit.

Kubës i dha ultimatumin:”Të erdhi radha”?!

Në emër të Amerikës i kërkoi Danimarkës të “dorëzojë” Groenlandën; kërcënoi Kanadanë për bashkim në një shtet?!

Sulmoi OKB-në. Për Netanjaun, hoqi dorë nga Gjykata Ndërkombëtare.

Në emër të egos personale, Tramp sulmoi Francën. Makronin e ironizoi :”President që të rreh gruaja”.

Luftën me Iranin e nisi me humor. Me shaka.

Por i bëri “llogaritë pa hamxhinë.” Lufta po zgjatet. Kostot e ushtrisë arritën majat. Miliarda dollarë dhe paqja është larg.

Në dy vitet e para Tramp ishte mbret: kishte dhe gurin dhe arrat: qeverinë, kongresin dhe senatin.

Tani nisin ditët e errëta.

Arroganca kërkon tolerancë, kompromise. Brenda dhe jashtë Amerikës. Ka ardhur dita për ndryshime drastike në administratë, dhe sidomos tek “yes man” rreth Presidentit.

Top Channel