I grabiti çantën një gruaje në rrugë, pranga 44-vjeçarit në Durrës

20/03/2025 11:58

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit, pasi i vodhi me dhunë çantën një gruaje në rrugë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ku shtetasi Ilir Biba, 44 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se i mori çantën një 54-vjeçareje. Pas marrjes së informacionit, shërbimet policore organizuan punën për kapjen e autorit dhe brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur arrestimin e tij.

Çanta e grabitur u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta