
Ish ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është larguar nga Departamenti Amerikan i Shtetit pas hetimeve administrative ndaj saj.
Ish-ambasadorja së fundmi mbante postin e zv/sekretares së parë për Euro-Azinë.
Ky shkarkim nga ana e sekretarit të shtetit amerikan Marco Rubio vjen vetëm pak javë pasi e emëroi në këtë post.
Cila është e vërteta e largimit të Yuri Kim nga diplomacia amerikane?
Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, të ftuari diskutuan për largimin e papritur të ish-ambasadores, Yuri Kim.
Gazetari, Bledi Koka tha që Kim jo vetëm është larguar por tashmë është zëvendësuar nga, Andrew Stowe dhe bio e ish-ambasadores nuk gjendet më në sistemet e Departamentit amerikan të Shtetit dhe se po hetohet nga këta të fundit.
Ndërkohë, Marlind Laçi tha për Kim se ka qenë një ndër emrat e përfolur si financuese e grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi.
Analisti, Arjan Curi tha se emri i saj u përmend edhe në një përgjim, në një takim 6-palësh për programin nuklear të Koresë së Veriut.
Juristi, Kreshnik Spahia tha se Shqipëria i ka lënë vetë ambasadorët të marrin rolin e guvernatorëve, por shtoi se nuk duhet kurrë që figura e tyre të denigrohet siç ka ndodhur më parë.
Pjesë nga diskutimi:
Bledi Koka: Ka ndodhur që për momentin jo vetëm që zonja e ka nënshkruar dokumentin por ka dhe zëvendësues. Zëvendësuesi i saj është Anrew Stowe. A ka pranuar një marrëveshje për tu larguar? Po e ka pranuar. Tani pyetja është a është akoma nën hetim zonja Kim pas largimit nga DASH. Ajo ka qenë nën hetim për blerjen e dy anijeve energjetike. Udhëheqësi aktual i USAID, Pete Maroco ka kërkuar hetimin e Yuri Kim për shpërdorimit e fondeve të organizatës. Shkurtimisht ajo është shkarkuar nga puna sepse nuk e gjen dot më bion e saj në sistemet e Departamentit të Shtetit.
Marlind Laçi: Përflitet se Kim ka qenë personi kyç i financimit të grushtit të shtetit të organizuar në Turqi në vitin 2016. Vendosja në funksion të institucionit që ajo përfaqësonte dhe financimi i këtyre celulave të atakimeve politike ndaj qeverisë turke. Forma e implikimit është ajo e financimit me paratë që akoma nuk dihet se ku i merr. Shpesh herë më është dukur si sekretare byroje e partisë së punës sepse thoshte: Opozita ha bar. Në mediat turke është përmendur si pjesë e grushtit të shtetit në Greqi.
Arjan Curi: Në një përgjim Yuri Kim del e përfshirë në një program 6-palësh për programin nuklear të Koresë së Veriut. Unë nuk e di se sa të vërteta janë këto, por emri i Yuri Kim është përmendur disa herë në afera.
Kreshnik Spahiu: Yuri Kim është ambasadore e dekretuar nga Donald Trump. E ka dekretuar pasi ka qenë në Turqi. Nuk mendoj që Trump ka gabuar. Ne shpesh herë iu kemi lënë rolin e guvernatorit dhe jo ambasadorit dhe ky është faji ynë. Jam kundër dashurisë maksimale për ambasadorët, por edhe denigrimit. Nuk mendoj që e keqja e Shqipërisë ambasadorët amerikanë. Më jepni një dokument anglisht që tregon se Kim është nën hetim. Nuk është në asnjë hetim në lidhje me Shqipërinë.
Administrata amerikane po ndërron e gjitha. USAID-it i janë ulur fondet por SPAK nuk është prekur fare që është instalim i Yuri Kim. Kim e mbështeste Dumanin dhe nuk e la Ramën të interferonte me SPAK. Mund të them diçka, që Kim nuk është në asnjë hetim në lidhje me veprimtarinë e saj në Shqipëri, mund të jetë për gjithë këto të tjerat, Turqi, Kore apo të tjera, por për Shqipërinë nuk është.
Top Channel