
12/03 15:22
Prej kohësh, banorët e qytetit të Bulqizës ndihen të rrezikuar nga qentë endacakë në pedonalen e qytetit, të cilët janë problem për ta sidomos në periudhën e pranverës.
Në mungesë të ushqimit, qentë endacakë tashmë ushqehen në koshat e mbeturinave.
“Ndihemi shumë të rrezikuar nga qentë endacakë pasi janë tepër agresiv dhe me sëmundje. Duhet të merren masa”, shprehet një banor.
“Kam shpëtuar një zonjë nga qentë, që e kishin rrëzuar në tokë dhe po e sulmonin”, thotë një tjetër.
Ndërkohë, burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se gjatë vitit të kaluar, disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë paraqitur nga plagë të shkaktuara nga qentë endacakë.
Top Channel