
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ndarë historinë e Anita Zgurit, e cila është kthyer nga Greqia ku ka jetuar prej 15 vitesh dhe sot ka investuar në një biznes me punime artizanale.
Kreu i qeverisë shkruan se kjo ishte dëshirë e Anitës, një ëndërr e kthyer në realitet falë vendimit të saj për t’u kthyer në vendlindje.
“Kultura dhe artizanati në familjet voskopojare vijon të trashëgohet brez pas brezi. Anita Zguri, me origjinë vllahe është kthyer nga Greqia ku ka jetuar prej 15 vitesh dhe sot ka investuar në një biznes me punime artizanale, në të cilin janë të angazhuar shumë gra dhe vajza që punojnë qilimat, tezgjahun, veshjet e endura me grep e shtiza.
Kjo ishte dëshira e Anitës që prej fëmijërisë dhe sot është një ëndërr e kthyer në realitet vetëm falë vendimit të saj për tu kthyer në vendlindje, e ku falë biznesit që ngriti mban gjallë jo vetëm ekonominë familjare dhe të sahumë grave të zonës, por dhe traditën e bukur shqiptare të punimeve me dorë“, shkruan Rama.
Top Channel