
Në një rrëfim ekskluziv për ‘Ftesë në 5’, Rremida Shkoza, e cila më herët ka treguar për lidhjen e saj të dashurisë me një tjetër femër, tregoi se tashmë ishte ndarë.
Dyshja e grave homoseksuale kanë 2 fëmijë bashkë, të ardhur në jetë përmes ndërhyrjes “in-vitro” dhe Rremida tregoi se pas ndarjes ndonëse koha për fëmijët është e ndarë në mënyrë të barabartë, fëmijët, qëndrojnë më shumë me të, pasi ish- partnerja punon shumë.
Rremida tregoi se ndarja mes dy grave ndodhi me gjykatë dhe e pyetur nga Bieta rreth arsyeve, ajo shtoi se siç do çift tjetër, dy gratë kanë pasur problemet e tyre dhe pas 10 viteve bashkë vendosën t’i japin fund.
Rremida: “U ndamë me gjykatë, e rëndësishme që gjërat të jenë të qarta”.
E ftuara shtoi se pavarësisht orientimit të saj seksual ka pasur gjithmonë dëshirën të jetë nënë dhe të ketë fëmijë, dëshirë kjo e realizuar tashmë.
Top Channel