
Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale.
Në një postim të ndarë me ndjekësit e saj, ajo ka shprehur ndjenja të përziera, duke treguar se ndonjëherë as vetë nuk e di si ndihet.
Më tej ajo shprehet se ka nevojë të ndjejë ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e saj.
“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk di si ndihem. Unë vetëm di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes shoh ngjyrën e zbrazëtisë. Është diçka e çuditshme. Ndonjëherë shpëtoj veten dhe ndonjëherë nuk mundem. Thjesht di që në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi”, shkruan Egli.
Top Channel