
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X pas vendimit të qeverisë për mbylljen e përkohshme të aplikacionit TikTok.
Ai theksoi se vendimi për mbylljen e përkohshme të aplikacionit u mor pas konsultimit me 65 mijë prindër e mësues.
Sipas kreut të qeverisë, janë në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur masat për rritjen e sigurisë për fëmijët.
Rama: Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve.
Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e…
— Edi Rama (@ediramaal) March 6, 2025
Qeveria shqiptare mori vendimin dhe mbylli zyrtarisht rrjetin social “Tik Tok” në të gjithë vendin, për 12 muaj.
Vendimi u njoftua këtë të enjte nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se brenda një jave ose pak më shumë, Agjencia e Sigurisë Kibernetike do të mbyllë platformën kineze.
Vendimi për mbylljen e “Tik Tok” u mor nga qeveria pas një konsultimi të gjerë publik në dhjetor 2024.
Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes me thikë të nxënësit 14-vjeçar Martin Cani nga një bashkëmoshatar.
Pas konsultimit me prindër e mësues në mbarë vendin, ishte vetë kryeministri Edi Rama, që njoftoi në konferencën e fundit të 2024-ës, se mbi 90% e tyre janë për mbylljen e “Tik Tok”, pasi e shohin si të dëmshëm për fëmijët.
Top Channel