SUPERIORE/ Katër ekipet e para zbresin në fushë! Vllaznia mund Partizanin në Shkodër, Egnatia ruan kreun pas triumfit me Dinamon

05/03/2025 18:50

Kategoria Superiore luajti javën e 28-të, me katër ekipet pretendente që zbritën në fushë për të luajtur përballë njëra-tjetrës.

Në Rrogozhinë, Egnatia u ndesh me Dinamon, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Rrogozhinasit kaluan në avantazh që në minutën e 18’, me anë të një penalltie të Regi Lushkjës. Pas 11 minutash, ishte Ujka që dyfishoi shifrat, teksa dinamovitët provuan disa herë, por pa arritur të gjenin rrjetën.

I njëjti rezultat u shënua dhe në Shkodër, aty ku Vllaznia mundi Partizanin. Pjesa e parë në “Loro Boriçi” u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën ishin Gruda dhe Bajrami që i mundësuan shkodranëve tre pikët.

Kështu Egnatia merr kreun e tabelës me 52 pikë, e ndjekur nga Vllaznia me 49 pikë dhe Dinamo në vendin e tretë me 47 pikë. Nga ana tjetër, trazira te Partizani, me demat e kuq që ndodhen në vendin e katërt me 40 pikë, 6 më pak se Elbasani e vendit të pestë, duke rrezikuar kështu pozitat në “Final 4”.

REZULTATET:

EGNATIA 2-0 DINAMO

Lushkja (P) 18’, Ujka 39’

VLLAZNIA 2-0 PARTIZANI

Gruda 51’, Bajrami 90+2’

RENDITJA:

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta