
Një robot hënor i ndërtuar nga kompania me bazë në Teksas Firefly ka zbritur me sukses në Hënë rreth orës 2:35 të mëngjesit.
Roboti i quajtur Blue Ghost, u nis për të orbituar në një raketë SpaceX në janar dhe kaloi ca kohë në orbitën e Tokës, sipas CNN.
Firefly është bërë kompania e dytë e sektorit privat që ka arritur një ulje në Hënë. Disa kanë dështuar në të kaluarën.
kompania po e kryen këtë mision si kontraktor në kuadër të programeve CLPS dhe Artemis të NASA-s, të cilat synojnë të përdorin tokëzues robotikë për të vëzhguar Hënën.
Aktualisht roboti ndodhet brenda një krateri të mbushur me material vullkanik.
Blue Ghost do të shpalosë antenën e saj me brez X, e cila mund të transmetojë të dhëna dhe video nga Hëna.
NASA dhe Firefly do të verifikojnë që të 10 demonstrimet shkencore dhe teknologjike janë në gjendje pune. Gjatë dy javëve të ardhshme, ekipet e misionit do të mbledhin informacione për gjithçka, nga mënyra e pjesës së tokës së Hënës, deri tek studimi i rrjedhës së nxehtësisë nga brendësia e hënës.
Blue Ghost do të mund të dëshmojë një eklips më 14 mars.
Pak para rënies së natës hënore, Blue Ghost do të synojë të kapë foto të një “shkëlqimi të horizontit hënor”, një fenomen gjatë të cilit pluhuri i hënës do të ngrihet lart.
Blue Ghost do të qëndrojë në sipërfaqen e Hënës për një kohë të pacaktuar.
Top Channel