
Projektet e Tiranës tanimë janë nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Inspektimi i radhës ishte në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, ku punimet e nëntokës kanë përfunduar dhe pritet që deri në tetor të këtij viti të përfundojnë punimet ndërtimore.
Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian, tha Rama do të ketë një nga teatrot më të bukur të ndërtuar në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.
Më pas së bashku me kryetaren e deleguar të bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u zhvendosën në Lundër për të parë nga afër punimet për rrugën e re që po ndërtohet e që lidh Komunitetin e Tiranës së zgjeruar me Autostradën Tiranë-Elbasan.
Sakaq kryeministri tregoi se një projekt i ri për zgjerimin e plazhit të Durrësit me 100 metra, do të krijojë një hapësirë me shërbime të reja që do të transformojë zonën e plazhit.
“Gjithë koncepti është që ta lidhim këtë zonë, që është zonë në zhvillim me pjesën e infrastrukturës kryesore dhe që do të shkarkojë një pjesë të madhe të trafikut“, tha Ristani.
“Këto rrugët janë strategjike dhe shumë të rëndësishme. Edhe puna që është puna, është shumë e mirë”, tha Rama.
Top Channel