
Gjyqtari Erion Bani ka komentuar sulmet e vazhdueshme ndaj SPAK dhe GJKKO.
Ai tha se gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm janë më të monitoruarit në vend.
Bani: Lidhur me inegritetin e gjyqtarëve, si GJKKO ashtu edhe SPAK dhe BKH janë institucione më të monitoruara për shkak të ligjit dhe Kushtetutës. Jo vetëm gjyqtarët, por edhe familjarët i janë nënshtruar një kontrolli të pasurisë, monitorimit nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, përgjohen në kohë reale të gjitha mesazhet komunikimit, sa I përket inegritetit parimet nga Sttasburgu e ato ndërkombëtare kanë një parim shumë të rëndësishëm që prezumohet integriteti dhe besueshmëria e gjyqtarëve në momentin që janë emëruar, kush ka indicie ndaj integritetit duhet t’i adresojë ato në organet kompetente, nuk mund t’i bëhet gjyqi gjyqtarëve, këtë mund ta bëjë një gjykatë më e lartë, këto janë parime që të kuptohet kjo.
Top Channel