Witkoff dhe Kushner drejt vizitës së parë zyrtare në Kiev, të dërguarit specialë të Trump kërkojnë të ringjallin përpjekjet për paqe në Ukrainë 29/07 22:28
Një zyrtar i lartë ukrainas tha se SHBA dhe Ukraina kanë rënë dakord për kushtet e një marrëveshjeje që lidhet me mineralet e rralla të tokës ukrainase.
“Ne kemi rënë dakord për disa ndryshime të mira që mendoj se është një rezultat mjaft pozitiv pas bisedimeve”, tha zyrtari ukrainas.
Shtëpia e Bardhë ende nuk ka konfirmuar se marrëveshja është arritur.
Marrëveshja vjen pasi SHBA pretendon se Ukraina i detyrohet përafërsisht 500 miliardë dollarë nga ndihmat e marra nga shteti amerikan gjatë luftës 3-vjeçare me Rusinë.
Top Channel