Krijimi i “forcës së sigurisë” në mbrojtje të Ukrainës! Zbërthehet plani i Britanisë dhe Francës, propozohen…

20/02/2025 09:15

Britania dhe Franca po punojnë në plane për ‘forcë sigurie’ për të mbrojtur Ukrainën.

Europa synon që të parandalojë sulmet e ardhshme ruse ndaj qyteteve, porteve dhe infrastrukturës kritike në rast paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA dhe Rusia.

Propozimi do të përfshijë më pak se 30 mijë trupa dhe ka të ngjarë të përqendrohet në mbrojtjen ajrore dhe detare. Forcat tokësore do të ishin minimale dhe jo të dislokuara pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës, shkruan The Guardian.

Një qëllim tjetër do të ishte sigurimi i rihapjes të hapësirës ajrore të Ukrainës për fluturimet komerciale dhe ruajtja e sigurisë së tregtisë detare mbi Detin e Zi, kritike për eksportet e ushqimit dhe drithërave të vendit.

Energjia elektrike dhe shërbimet e tjera të Ukrainës janë bombarduar vazhdimisht nga Rusia gjatë luftës gati tre-vjeçare dhe ruajtja e integritetit të tyre konsiderohet gjithashtu kritike për rimëkëmbjen e vendit nëse konflikti përfundon.

Keir Starmer, kryeministri britanik, do të fluturojë për në Uashington javën e ardhshme për të lobuar drejtpërdrejt te presidenti amerikan, Donald Trump, dhe për ta bindur atë që të pajtohet të ofrojë një backstop (ndihmë) që do të siguronte që “forca evropiane e sigurimit” të mos sfidohej nga Rusia në të ardhmen. Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë gjithashtu Uashingtonin javën e ardhshme.

Rusia, ndërkohë, ka thënë publikisht se kundërshton vendosjen e çdo vendi të NATO-s në Ukrainë në rast të përfundimit të luftës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të martën se forcat e NATO-s nën çdo flamur tjetër do të ishin “të papranueshme”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA