EMRAT/ Detaje nga plagosja në Kukës, si nisi konflikti mes drejtorit të bashkisë dhe kushëririt të kryebashkiakut

19/02/2025 16:25

Një konflikt i nisur fillimisht në përplasje fizike në qytetin e Kukësit ka përfunduar me plagosjen e një të riu në fshatin Bicaj.

I plagosur ka ngelur 29-vjeçari Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj) i cili dyshohet të jetë plagosur nga shtetasi Zenel Muçmata me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.

Fillimisht konflikti ka nisur në vendin e quajtur “Sheshi i Agjensisë Bicaj” për motive të dobëta, ku Halilaj e ka goditur me grushte Muçmatën. Pas përplasjes fizike Elvis Halilaj është larguar në drejtim të fshatit të tij, por është ndjekur nga autori Zenel Muçmata dhe sa po ka ndaluar pranë banesës makina e Halilajt autori ka shtënë një herë.

Plumbi i dalë nga arma e autorit të dyshuar Zenel Muçmata e ka kapur në pjesën e pasme të plagosurin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Policia nuk ka specifikuar armën e zjarrit, dyshohet se plumbi e ka kapur fund shpinën, fatmirësisht duke mos i prekur organet e brendshme.

Deri në këto momente autori akoma nuk është arrestuar, ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e tij.
Grupi hetimor po bënë verifikimet e duhura për të zbardhur e dokumentuar ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA