BE bën gati sanksione të reja për Rusinë, “dënimet” e 16-ta që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë

19/02/2025 22:53

Teksa ekziston frika se SHBA mund të heqë sanksionet ndaj Rusisë, BE-ja duket se po bëhet gati për një raund tjetër “dënimesh”.

Të dërguarit kanë rënë dakord për atë që pritet të jetë paketa e 16-të e sanksioneve të bllokut të shteteve evropiane që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës.

Sanksionet do të miratohen nga ministrat e Jashtëm të BE-së ditën e hënë, që shënon përvjetorin e tretë të luftës.

Diplomatët thanë se paketa përfshin kufizime për bankat ruse, një ndalim të importit të aluminit, ndalime të reja të eksportit dhe masa për të forcuar çmimin e naftës së G7.

Kjo vjen pas dy samitesh të mbajtura në Paris nga liderët evropianë të udhëhequr nga Macron dhe pas bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite që duket se ishin mjaft pozitive për palën ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA