Zelensky hedh poshtë ofertën e Trumpit! New York Times: Ukraina refuzon ujdinë me SHBA për 50% të mineraleve të rralla!

17/02/2025 14:10

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e ka hedhur poshtë ofertën e administratës Trump për t’i kaluar SHBA-së gjysmën e burimeve minerale, në këmbim të mbështetjes së saj.

New York Times citon për këtë lajm pesë persona, që sipas gazetës së njohur, kanë qenë të  informuar mbi propozimin ose kishin njohuri të drejtpërdrejta të bisedimeve. Marrëveshja e pazakontë do t’i kishte garantuar Shteteve të Bashkuara një interes prej 50 për qind në të gjitha burimet minerale të Ukrainës, duke përfshirë grafitin, litiumin dhe uraniumin, sipas dy zyrtarëve europianë.

Por është e paqartë nëse kjo kishte për qëllim vetëm kompensimin ndaj përkrahjes së mëparshme amerikane në përpjekjet e Kievit për t’i bërë ballë agresionit rus, apo do të vinte në këmbim të ndihmës së ardhshme ushtarake dhe financiare.

Të dielën, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA, Mike Waltz, tregoi se të paktën pjesërisht, kjo lidhje me mbështetjen e ofruar në të shkuarën. “Populli amerikan meriton të ketë një lloj shpagimi për miliardat që ka investuar në këtë luftë”, citohet të ketë thënë ai. “Unë mendoj se do të ishte një lëvizje e mencur nga ana e Zelenskyt që të hyntë në këtë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Rezervat e mëdha me minerale të rralla i japin Ukrainës mundësitë për të qenë një furnizues strategjik për Perëndimin. Miniera Zavallivsky në Ukrainën qendrore ka një nga depozitat më të mëdha të grafinës në Evropë, një material kyç për bateritë e automjeteve elektrike dhe reaktorët bërthamorë. Kjo është një nga rezervat e mëdha të mineraleve të rralla që synojnë Shtetet e Bashkuara ndërsa përpiqen të ulin varësinë nga Kina për materiale të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA