
Gjatë vitit 2024 thuajse një ndër tre trena të distancave të gjata në Gjermani nuk kishte arritur në kohë në destinacion. Problem përbën edhe anulimi i trenave.
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn njoftoi se gjatë muajit janar trenat kishin qenë më të përpiktë.
Megjithatë të dhënat e Ministrisë së Transportit tregojnë se anulimet e trenave nga kompania hekurudhore Deutsche Bahn (DB) në pesë vitet e fundit janë katërfishuar.
Nga viti 2019 në vitin 2024, përqindja e anulimit të udhëtimeve të trenave të linjave të largëta u rrit nga 1% në 4%, ndërsa në trenat rajonalë përqindja e anulimit të udhëtimeve arriti në 5%.
Vonesa të shumta
Përveç anulimeve problem të madh përbëjnë vonesat. Vitin e kaluar vetëm 62% e trenave ICE dhe IC mbërritën në destinacion me deri në 6 minuta vonesë nga koha e planifikuar.
Deutsche Bahn i konsideron si të përpiktë trenat që arrijnë në destinacionit me më pak se 15 minuta vonesë.
Kompania hekurudhore DB fajëson për problemin e vonesave mungesën e investimeve, grevat, motin ekstrem dhe mungesën e fuqisë punëtore. /DWProbleme me transportin hekurudhor në Gjermani, vonesa dhe anulime të shumta
Top Channel